Pakistan, ish-presidenti s’kualifikohet nga zgjedhjet

16/04/2013 15:50

Ish-presidentit të Pakistanit, Pervez Musharraf, iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme të muajit maj.

Një gjykatë e s’kualifikoi atë nga gara në krahinën veriperëndimore të Chitralit.

Kjo ishte hera e katërt që gjykata pezullonte kandidimin e njeriut që drejtoi vendin aziatik me 170 milionë banorë, midis viteve 2001-08.

Një avokat tha se Musharaf planifikon të apelojë në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë, të paktën katër persona u vranë në një sulm ndaj një autokolone të mbështetësve të partisë kryesore në opozitë, në jugperëndim të krahinës së Balohistanit.

Javën e shkuar, një politikan liberal mbeti i vrarë në një pritë, të marrë përsipër prej talebanëve që kundërshtojnë partitë pro-demokratike.

Top Channel