Venezuelë, Maduro fiton zgjedhjet

15/04/2013 08:45

Socialisti Nicolas Maduro, pasardhësi i të ndjerit Hugo Chavez, ka fituar ngushtë zgjedhjet presidenciale në Venezuelë. Maduro mori 50.7% të votave, ndërsa kandidati Henrique Capriles fitoi 49.1%.

Capriles ka kërkuar rinumërim duke thënë se Maduro “i ka shtuar kurrikulumit të tij akte të tjera të paligjshme”.

“Ka pasur më shumë se 300 mijë incidente në votimet e së dielës dhe këto incidente duhen analizuar”, theksoi Capriles.

Ndërsa Komisioni Zgjedhor e ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë si të pakthyeshëm.

Duke iu drejtuar turmës në pallatin presidencial në Karakas, Maduro deklaroi se fitorja e tij ishte “e drejtë dhe e ligjshme”. Gjithashtu ai shtoi se kjo fitore është një tregues i mirë se Hugo Chavez “vazhdon të jetë i pamposhtur dhe vazhdon të fitojë beteja”.

Top Channel