Londër, prova për funeralin e Thatcher

15/04/2013 00:00

Në kryeqytetin britanik, Londër kanë nisur provat për funeralin e Margaret Thatcher-it, që zhvillohet të mërkurën.

Mbi 700 pjesetare te Forcave te Armatosura moren pjese ne simulimin e oreve te para te mengjesit. Neser, ata do te rreshtohen ne rrugen qe do te ndjeke procesioni funeber nga ëestminster per ne katedralen e Shen Polit.
Arkemorti i Lady Thatcher-it do te levize me nje karroce te terhequr nga kuajt e rojes mbreterore, te cilet ishin dhe pjese e provave te sotme.

Sipas majorit Andreë Chatburn, njeriu i ngarkuar me koreografine e parades, gjithshka shkoi shume mire ndersa e gjithe kjo sipermarrje ishte e nevojshme per eventin e se merkures. ‘Koordinimi eshte jashtezakonisht i rendesishem’, sqaroi ai.

E ndersa pergatitjet per sherbimet e përmortshme te ish-kryeministres britanike kane marre udhe, eksperte e historiane vazhdojne te diskutojnë trashëgiminë e saj, veçanërisht në arenën ndërkombëtare. nje pjese e tyre mendojne se Thatcher do të mbahet mend më shumë për politikat e ashpra ekonomike të tregut të lirë që zbatoi gjatë pushtetit 11-vjeçar nga viti 1979 deri më 1990-tën, për të cilat mund të thuhet se hodhën themelet e një revolucioni ekonomik në Britani.

Por Zonja e Hekurt luajti një rol të rëndësishëm edhe në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në një kohë e tensioneve të luftës së ftohtë mes Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit. Thatcher ishte udhëheqësja e parë perëndimore që arriti në përfundimin se Mihail Gorbaçov mund të ishte një tip tjetër politikani sovjetik. Pavaresisht zerave kunder, ajo vazhdon te konsiderohet një lidere e madhe e shekullit të 20-të, ndersa gazeta “Financial Times”, e pershkruan si figuren me të cilën duhet të krahasohen udhëheqësit e ardhshëm britanikë”.

Top Channel