Venezuelë, zgjedhjet për pasardhësin e Chavez

14/04/2013 00:00

Venezuelianët votojnë për të zgjedhur presidentin pas vdekjes se Hugo Chavesit. Presidenti në detyrë, Nikolas Maduro, i përzgjedhur nga Chavez si pasardhesi i tij përballet me Henrique Capriles-in, aktualisht guvernator i Mirandas.

Në zgjedhjet presidenciale të tetorit, Capriles humbi përballe Cavesit. Në prag të zgjedhjeve ai akuzoi Maduron se ka shkelur ligjet duke vazhduar fushatën në televizionin shtetëror. Fushata e Maduros u përqendrua në lidhjen e ngushtë mes tij dhe Chavesit. Ai  ndaloi në varrin e tij, gjë që Caprilesi e cilësoi si shkelje të “normave elektorale”.

Kutitë e votimit u hapën në orën 06.30 dhe do të mbyllen pas 10 orësh. Sic raportohet qendrat ku do të vihen re radhë të gjata do të qendrojnë hapur derisa të përfundojë procesi. Votimi do të jetë elektronik. Një aparat do të përcaktoje gjurmët e gishtërinjve të votuesve, ndërsa një tjetër do të kontrollojë numrat e kartave të identitetit dhe do të regjistrojë voten.

Ish-presidenti Hugo Chaves humbi jetën më 5 mars, pas një beteje të gjatë 2-vjecare kundër kancerit. Fituesi i këtyre zgjedhjeve do të betohet më 19 Prill dhe do të qëndrojë në detyrë deri në janar të vitit 2019, për të përmbushur mandatin gjashtë vjecar që Cavesi duhet të kishte nisur në janar.

Në një përshkrim të shkurtër këto janë dy kandidatët që përballen në zgjedhjet presidenciale të Venezuelës:

NICOLAS MADURO

Nikolas Madhuro u përzgjodh nga Chavesi si pasuesi i tij
Aktualisht mban postin e presidentit të përkohshëm 
Në kohën e Chavesit mbajti detyrën e zv.presidentit dhe Ministrit të Jashtëm
Në profesion ish-shofer, ka qenë një socialist i përbetuar

HENRIQUE CAPRILES

Në profesion avokat, aktualisht guvernator i Shtetit të Mirandas
Gjatë zgjedhjeve të vitit 2012 fitoi 44 % të vota përballë Chavesit
I cilëson politikat e tij “të qendrës”
Frymëzimi i tij; ish-presidenti brazilian Luis Inacio Lula da Silva

Top Channel