SHBA, dhuna në autobus

14/04/2013 00:00

Këto janë planet e një dhune të paprecedentë në autobusin e linjës “StarTren Bus Service” në Linkoln të Nebraskës.

Pasagjeri i bën një kërkesë shoferit, i cili duket se nuk e ka pritur mirë. Me shpejtësi iu afrua 40-vjeçarit dhe e ka goditur 18 herë.

Pamjet u filmuan nga kamera e vëzhgimit në brendësi të mjetit publik dhe u publikuan në të gjitha mediat amerikane.

Ngjarja ka ndodhur më 23 Mars, por planet e dhunës u bënë publike vetëm tani. Shoferi i autobusit u shkarkua menjëherë nga puna.

Top Channel