Një operacion policor, i realizuar të shtunën në Prishtinë, që i parapriu një informacioni dhe një pune hetimore-operative, nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN-së) e Policisë së Kosovës, ka rezultuar me konfiskimin e mbi 12 kilogramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit heroinë.

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për mediat, ku thuhet se sasia e substancës narkotike është gjetur brenda një çante, në të cilën ishte sasia e drogës së konfiskuar, e cila ka qenë e ndarë në 24 qese të mbështjellura prej najloni.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës është në kërkim të personit të dyshuar, i cili dyshohet ta ketë lënë çantën dhe të ketë ikur në drejtim të panjohur, pasi njësitet policore janë vënë në kërkim të tij.

Top Channel