Mali e Afganistan, raportohen 16 të vdekur

13/04/2013 03:15

Një bombë vetëvrasëse ka lënë të paktën 3 ushtarë nga Çadi të vdekur, në një sulm në qytetin verior të Malit, Kidal.

Rezidentë thanë se bomba u vetaktivizua, duke shpërthyer shumë pranë grupit të ushtarëve, në një market.

Trupa nga Çadi e Franca janë vrarë në Kidal, që prej shkurtit, teksa përpiqen të luftojnë militantët islamikë, të cilët ishin marrë pushtetin në veri të Malit.

Vendet veriore janë rikthyer në kontrollin e operacionit të udhëhequr nga francezët, por disa ushtarë mbeten ende nëpër strehime të vetmuara.

Grupet islamike morën avantazh falë një grushti shteti në mars 2012, duke rrëzuar influencën e pushtetit në veri të Malit, ku ata vendosën një formë strikte të ligjeve islamike.

Ky është aksidenti i tretë vetëvrasës në Kidal, këtë vit, teksa të tilla ngjarje ka patur edhe në Timbuktu dhe Gao. Pjesa qëndrore e Kidal raportohet të jetë izoluar.

Ndërkohë, në një tjetër ngjarje, 13 ushtarë afganë të Ushtrisë Kombëtare janë qëlluar për vdekje, ndërsa 1 tjetër është plagosur gjatë së premtes, në distriktin Naray të provincës lindore në Afganistan, Kunar, përgjatë kufirit me Pakistanin.

Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar lokal për CNN, teksa prita ndaj tyre u ngrit rreth orës 5 të mëngjesit, me orën lokale.

Talebanët dërguan një e-mail për mediat, përfshi CNN, nëpërmjet të cilit njoftonin se merrnin përgjegjësinë për sulmin e ndodhur.

Top Channel