FMN njeh qeverinë e Somalisë, pas 22 vitesh

13/04/2013 03:50

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njohur qeverinë e Somalisë, pas një pauze të marrëdhënieve prej 22 vjetësh.

Kjo lëvizje mund të lejojë FMN-në të ofrojë mbështetje teknike dhe politika këshilluese për vendin e rrënuar në pjesën më lindore të Afrikës.

Gjithsesi, FMN nuk do të ofrojë parà për Somalinë, deri sa ky vend të shlyejë 352 milionë dollarë borxhe, që i detyrohet kësaj organizate.

Somalia ka ndërmarrë një proces të ngadaltë të rindërtimit të vendit, pas luftës civile prej 2 dekadash.

“FMN njeh sot qeverinë federale të Somalisë, të drejtuar nga presidenti Hassan Sheikh Mohamud, duke i hapur rrugë rivendosjes së marrëdhënieve pas një periudhe 22-vjeçare”, lexohej në një deklaratë të FMN-së. “Vendimi vjen në përputhje me përkrahjen e gjerë ndërkombëtare dhe me njohjen e qeverisë federale”.

Edhe pse Somalia ka qenë një anëtare e FMN-së, që prej gushtit 1962, vitet e luftës civile bënë që ky vend të mos kishte qeveri, me të cilën do të mund të bashkëpunohej.

Donacionet ndërkombëtare janë rikthyer me një hap të ngadaltë ndaj qeverisë Mogadishu, që prej zgjedhjes së presidentit Mohamud, vitin e kaluar.

Vendi kreu për herë të parë zgjedhje të tilla, që prej kryekomandantët rrëzuan diktatorin ushtarak Mohamed Siad Barre në 1991.

SHBA njohën zyrtarisht Somalinë në janar, duke pranuar progresin e qeverisë së re drejt një politike stabiliteti dhe përpjekjet për t’i dhënë fund kryengritjes së militantëve islamikë, al-Shabab.

Top Channel