Venezuelë, mbyllet fushata elektorale

11/04/2013 00:00

Venezuelianët po përgatiten t’u drejtohen kutive të votimit për të përzgjedhur pasardhësin e Hugo Chavez që ndërroi jetë më 5 mars pas betejës së humbur me kancerin.

Dy kandidatët, Nicolas Maduro, krahu i djathtë i Chavez gjatë 14 viteve të presidencës së tij dhe Henrique Caprilles i dhanë fund fushatës elektorale duke paraqitur para mbështetësve të tyre programin e tyre.

Maduro, që shihet edhe si favorit për të fituar këto zgjedhje, mbylli fushatën e tij në qytetin e Trujillos ku premtoi vazhdimin e reformave të Chavez për ndërtimin e socializmit, ndërsa rivali i tij, Caprilles u ndal tek kriminaliteti dhe korrupsioni në vend.

Në zgjedhjet që u mbajtën në muajin tetor të vitit të kaluar, ai humbi zgjedhjet përballë Hugo Chavez, por mundi të sigurojë rezultatin më të lartë për opozitën vendase që mori si asnjëherë tjetër plot 44 përqind të votave.

Top Channel