SHBA, pengmarrje nga dëshpërimi

11/04/2013 00:00

Një tjetër dramë e lidhur me armët është verifikuar në Shtetet e Bashkuara. Në Xhorxhia, një person është vrarë nga policia pasi kishte marrë peng katër zjarrfikës në shtëpinë e tij.

Personi është qëlluar në fund të një tratative të gjatë disa orë, por që dështoi. Katër pengjet kanë mbetur të plagosur, por nuk janë në rrezik për jetën. Personi kishte humbur shtëpinë që i ishte marrë gjashtë muaj më parë nga banka.

Zjarrfikësit i ishin përgjigjur një thirrjeje emergjencë, ashtu si shumë të tjera, të bërë nga personi që thoshte se ndihej keq dhe kishte probleme me zemrën.

Por me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ata kanë gjetur përpara personin e armatosur që i ka mbarrë peng dhe në këmbim ka kërkuar rikthimin e shërbimeve të telefonit, internetit dhe televizionit kabllor në shtëpinë e tij, që i ishte marrë nga banka pasi nuk kishte paguar kredinë.

Ndërkohë, rreth 50 agjentë kanë mbërritur përreth banesës, mes të cilëve një skuadër speciale SWAT dhe një negociator. Kur është bërë e qartë se negociatat nuk po sillnin asnjë rezultat, specialet kanë hyrë në aksion.

Trupat kanë përdorur një eksploziv për të shpërqendruar autorin e pengmarrjes dhe kanë hyrë brenda në shtëpi. Brenda pak sekondash personi është vrarë dhe katër zjarrfikësit janë liruar. Një nga policët ka mbetur i plagosur në njërën dorë.

Top Channel