Ljubisa Bogdanoviç, personi që më parë gjatë javës vrau 13 veta në një sulm të pashpjeguar tërbimi në fshatin e tij pranë Beogradit, në Serbi, ndërroi jetë ditën e enjte.

Ai ndodhej duke u trajtuar në një spital, për shkak të plagëve të marra kur tentoi të vriste veten dhe bashkëshoten, aktualisht në gjendje të rëndë për jetën.

60-vjeçari Bogdanoviç, i cili luftoi si pjesë e forcave paraushtarake serbe në Kroaci në vitin 1991, hyri në shtëpitë e banorëve të Velika Ivanca mëngjesin e së martës, duke qëlluar pa kriter me një armë automatike.

Midis 13 të vrarëve ishte edhe nëna dhe djali i tij.

Bogdanoviç ishte pushuar një vit më parë nga puna. Arsyeja e kësaj masakre mbetet e paqartë.

Top Channel