SHBA, therje masive në kolegj

10/04/2013 04:30

Dylan Quick, 20-vjeçari i dyshuar për therrjet me thikë, gjatë së martës, në kolegjin “Lone Star”, u tha hetuesve pas arrestimit të tij, se “ka patur fantazi për therrjen e njerëzve deri në vdekje, që kur ka qenë në shkollën fillore”, njoftoi zyra e Sherifëve të Harris, në Teksas.

Ai shtoi se e kishte planifikuar sulmin e së martës “prej disa kohësh”, sipas burimeve zyrtare të zyrës së Sherifëve.

I
dyshuari për sulmin në kampusin kolegjial “Lone Star” në Cypress,
Teksas, përdori një “thikë, tip brisku”, ndërkohë që therrte viktimat.
Gjurmë gjaku u gjetën në të paktën 1 viktimë, teksa doreza e një thike
të tillë u gjet në çantën e shpinës së të dyshuarit, Dylan Quick, kur u
arrestua, sipas Sherifëve.

Rikthehen episodet e dhunës në kolegjet amerikane. Skenë e ngjarjes së
fundit prej tyre është bërë kompleksi universitar “Lone Star” në Teksas,
ku 14 persona janë plagosur me thikë.

Nuk dihet se sa serioze janë plagët e marra prej tyre. Policia njoftoi vetëm se një i dyshuar për ngjarjen është vënë nën arrest.

Shkolla u mbyll për një ditë, ndërsa studentëve u është kërkuar të gjejnë ndonjë mundësi tjetër strehimi. Dyshohet se agresori mund të ketë pasur një bashkëpunëtor, i cili është ende i lirë.

Top Channel