Junker: Luksemburgu, anulim sekretit bankar

10/04/2013 00:00

“Luksemburgu ështe gati të anullojë sekretin bankar”. Kryeministri Zhan
Klod Junker në Parlamentin e vendit- foli për zbatimin e rregullave mbi
shkëmbimin e informacioneve bankare me partnerët e Bashkimit Europian,
prej vitit 2015.

“Mund te paraqesim pa asnje rrezik shkëmbimin automatik të informacionit duke nisur nga 1 Janari 2015”- tha Junker. Luksemburgu eshte nje vend me 500 mije banore, por bankat dhe institucionet e tjera financare kane asete 20 here me te larta se prodhimi ekonomik. Ne fundjave, ministri i Jashtem, Luk Frieden foli per forcimin e bashkepunimit me autoritetet nderkombetare te taksave”.

Javen e kaluar Gjermania nenshkroi nje traktat te evazionit fiskal me Zvicren, nje tjeter qender bankare europiane e njohur per sekretin e saj. Ky traktat u lejon autoriteteve gjermane vjeljen e taksave nga shtetasit e tyre, te cilet mund te kishin fshehur parate ne bankat zviceriane.

Në Francë, pas skandalit te Zherom Cahuzak, ish-ministrit te Buxhetit qe pranoi evazicionin fiskal, Presidenti Francois Hollande foli per levizje te reja moralizuese. “Bankat franceze do te kete detyrimin per te publikuar cdo vit listat e te gjithe filialeve te vendit – tha Hollande- si dhe natyren e aktivitetit te tyre”.

Top Channel