Dënimet me vdekje, kryeson Kinë-SHBA

10/04/2013 19:15

Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tre vende të Lindjes së Mesme janë shtetet që realizuan më shumë ekzekutime gjatë vitit të shkuar, informoi “Amnesty International” të mërkurën.

Megjithatë, “AI” vlerësoi faktin se ekziston një lloj trendi rënës dhe përmbajtje, evidentuar nga rënia me pothuajse 200 raste të dënimeve të reja të dhëna gjatë vitit, në 58 shtetet e planetit që përdorin ende këtë dënim.

Gjatë vitit të shkuar, u realizuan zyrtarisht 682 ekzekutime në të gjithë botën, dy më shumë se në vitin paraardhës.

Megjithatë, besot se numri i vërtetë i dënimeve me vdekje të realizuara në Kinë është me mijëra. “Mungesa e të dhënave të besueshme nuk e lejon “AI”-në që të publikojë statitika të qarta mbi ekzekutimet në botë. Megjithatë, nga informacioni jozyrtar që kemi, besojmë se Kina realizon më shumë ekzekutime në vit se të gjithë vendet e tjera të botës marrë bashkë”, shkruhej në raport.

Pas Kinës, vendi me më shumë ekzekutime ishte Irani, me 314 gjatë 2012-s. Ndjek Iraku me 129 dënime me vdekje dhe Arabia Saudite me të paktën 79. Në SHBA, 43 të dënuar u ekzekutuan në nëntë shtete.

Top Channel