
Komisioni Europian ka nisur një hetim, pas një ankese të qeverisë belge, për pagat e ulta të ofruara për punëtorët nga disa kompani gjermane që operojnë në vend.
Sipas qeverisë belge bëhet fjalë për një rast të “dikriminimit shoqëror”.
Në ankesën e tij, Brukseli zyrtar argumentonte se këto punë të keqpaguara “minojnë ligjet e konkurrencës” brenda BE-së.
Disa prej punëtorëve në këto firma paguheshin vetëm tre orë në orë, pa sigurime dhe pagesë për pensionet.
Shumica e këtyre firmave janë ato të procesimit të mishit, ndërsa të punësuarit janë përgjithësisht shtetas të Europës Lindore, emigrantë në Belgjikë.
Sipas vlerësimeve të mëparshme të Komisionit Europian, rreth 7,5 milionë persona janë duke punuar në “mini-punë” të tilla, shpesh në të zezë.
Në total, fitimet e të punësuarve arrijnë në rreth 400-500 euro në muaj, pa pasur asnjë mbrojtje shëndetësore apo për pensionin.
Në Belgjikë, një pagesë e tillë është në kundërshtim me ligjin, pasi paga minimale është prej 12 eurosh në orë.
Top Channel