Një tërmet me fuqi 4.9 ballë është regjistruar mëngjesin e së martës në Greqi, në brigjet e Peloponezit.

Lajmin e bën të ditur Observatori i Athinës, që nënvizon se lëkundja nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale, por vetëm panik tek banorët.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në brigjet e Neapolisit, rreth 170 kilometra në jug-lindje të Athinës, saktëson burimi zyrtar.

Ndërkohë, sipas mediave helene, bëhet fjalë për një nga zonat më sizmike të vendit, ku lëkundjet janë mëse të zakonshme.

Top Channel