Gaza, rifillon shpërndarja e ndihmave

09/04/2013 15:50

Organizata e Kombeve të Bashkuara lajmëroi për rihapjen e qëndrave të shpërndarjes së ushqimit në Rripin e Gazës, të mbyllura pas protestave të dhunshme mbi shkurtimin e sasisë së ndihmave.

Punëtorët e një agjensie të OKB-së mbyllën qendrën e tyre në datën 4 prill, pasi selia e organizatës u sulmua nga një grup protestuesish.

Manifestimi ndodhi pasi agjensia lajmëroi se për shkak të një defiçiti në buxhet, ishte e detyruar të ndërpriste pagesat për disa prej familjeve më të varfëra të Gazës.

Pas pesë ditësh qëndrimi e mbyllur, “UNRËA” lajmoi për rifillimin e punës këtë të martë, por paralajmëroi se do të largohet përfundimisht nga vendi, nëse selia e saj do të sulmohet përsëri në të ardhmen.

Zëdhënësi i organizatës, Chris Gunness, deklaroi se vendimi për të rifilluar punën u mor pas garancive të qarta të marra nga “palët e ndryshme lokale”, se stafi dhe prona e “UNRËA”-s do të ishin të sigurta.

Rripi i Gazës, së bashku me Bregun Perëndimor, janë territor i shtetit të panjohur zyrtarisht nga OKB, Palestinës dhe ndodhen formalisht brenda territorit të Izraelit.

Top Channel