Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Mal të Zi ka njoftuar se nga votimet presidenciale të së dielës fitues ka dalë Filip Vujanoviç.

Vujanoviç aktualisht ndodhet në postin e kreut të shtetit dhe me këtë fitore ka siguruar mandati e tij të tretë presidencial.

Sipas KQZ, pas numërimit të të gjitha fletëve të votimit, ai ka fituar 51.2% të votave, ndërsa rivali i tij Miodrag Llekiç 48.8%.

Më herët Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, u kërkoi dy kandidatëve që të tregonin maturi dhe përgjegjshmëri. Apeli erdhi pasi të dy rivalët vetëshpallën fitoren.

Presidenti Vujanoviç dhe sfidanti i tij Lekiç pretendonin secili për fitore, me Lekiç që akuzonte Vujanoviç se kishte manipuluar rezultatin.

Top Channel