Siri, masakrohen fëmijë në Alepo

07/04/2013 13:35

Nje tjeter masaker femijesh, serish ne Alepo. Gjakderdhja ne Siri nuk ka te ndalur.

9 te mitur ishin ne mesin e 15 viktimave te nje bombe qe goditi lagjen Sheik- Maksud te kryeqendrës veriore të Sirisë.

Te dyja palet ne konflikt presin me padurim ta shtien ne dore kete lagje strategjike me shumice kurde.

Sheik-Maksudi ndodhet ne nje koder ne skajin verior te Alepos dhe sheh per nga qyteti.

Pozicioni i saj e ben teper te lakmuar per faktin se kush arrin ta kontrolloje, ka mundesine te qelloje objektivat e kundershtarit me zjarr mortaje e artileri.

Alepo dhe Damasku, dy qytetet me te medha te Sirise, jane dy prej fronteve kritike te luftes mes qeverise se Bashar al-Assadit dhe rebeleve qe kerkojne ta permbysin.

Presidenti sirian deklaroi se fundi se po ra Siria, e gjithe Lindja e Mesme do te perfshihet nga nje efekt domino.

Assad e pranon se vendi eshte ne kaos, por serish kembengul se rrezimi i tij do te shkaktonte nje termet rajonal, i cili ka do te zgjase per dekada te tera.

Ne kete menyre, kreu i regjimit sirian vazhdon te pretendoje se pa te, nuk mund te kete stabilitet.

Pushteti i Assadit eshte megjithate, gjithmone e me i kercenuar nga rebelet qe kane marre se fundi kontrollin e disa lagjeve te kryeqytetit.

Ne duart e tyre ndodhen tashme pjese te tera te veriut te vendit dhe muajin e kaluar, arriten t’i shtojne listes se tyre te trofeve kryeqendren e pare rajonale, Raqqa-ne.

Top Channel