Kryetarët ilegalë të komunave në veri të Kosovës u bëjnë thirrje qytetarëve serbë të jenë të qetë dhe të bashkuar në mbrojtjen e shtëpive të tyre, familjeve dhe të Kosovës në kuadër të Serbisë, duke vlerësuar se nuk ka vend për panik.

I ashtuquajturi kryetar i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviç, ka porositur kryeministrin e Kosovës se popullata serbe në veri është e përcaktuar për paqe, nuk dëshiron konflikte, dëshiron bashkëjetesë me fqinjët shqiptarë ndaj të cilëve nuk pretendon të qeverisë, por as nuk pranojnë që shqiptarët të qeverisin me ta.

Ndërkaq, kryetari paralel i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç, tha se edhe nëse vjen deri te më e keqja, që nënkupton përpjekjet e institucioneve të Prishtinës për ta pushtuar veriun me forcë, serbët kanë planin e tyre të veprimit, të cilin nuk ka dashur ta zbulojë.

Krerët ilegalë kundërshtuan çdo mundësi të pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet eventuale që do të organizoheshin nga OSBE-ja.

Top Channel