Persona të panjohur sulmuan me armë zjarri shtëpinë e Ilir Kajeviç e cila ndodhet në lagjen ‘Bair’ në jug të qytetit të Mitrovicës.

Ngjarja ndodhi mbrëmë pas mesnate, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje. Përvec dëmeve materiale fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

“Katër gëzhoja të armës automatike kanë goditur shtëpinë, përkatësisht dritaret e saj, pronar i së cilës është I.K. nga Mitrovica. Hetuesit kanë dalë në vendngjarje dhe jemi në pritje të rezultateve pas fazës së hetimeve”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, kapiteni Besim Hoti.

Ndërkaq, Ilir Kajeviq, pronar i shtëpisë, tha se ai dhe familjarët e tij janë të shqetësuar tej mase pas këtij sulmi.

Top Channel