Nigeri, aksident rrugor me 36 viktima

06/04/2013 04:55

Një aksident, që përfshiu disa automjete, ka lënë 36 viktima në shtetin Edo, në jug të Nigerisë, gjatë së premtes, raporton media shtetërore.

Aksidenti përfshiu një kamion, një çisternë me karburant dhe një autobus, sipas Autoritetit Televiziv nigerian, i cili citon zëdhënësin e Komisionit Federal të Sigurisë në Rrugë, Jonas Agwu.

Një gomë nga kamioni goditi çisternën, e cila mori flakë, ndërsa autobusi u përplas me këtë të fundit, duke lënë të vdekur 30 personat, që kishte si pasagjerë, njoftoi Agwu, bazuar në raporter paraprake. 4 persona, që ishin në çisternë, ndërruan jetë gjithashtu.

Zjarri u shpërhap edhe në një ofiçinë mekanike, duke vrarë dy fëmijë. Autostrada Benin-Ore lidh qytetin nigerian të Lagos-it me shtetet lindore e jugore të vendit.

Top Channel