Komentet “seksiste”, Obama kërkon ndjesë

06/04/2013 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama kërkoi ndjesë lidhur me komentet e bëra për kryeprokuroren e shtetit të Kalifornisë, Kamala Harris të cilën e quajti “prokuroren më të bukur në vend”.

Obama e quajti kryeprokuroren të cilën “të rreptë, të përkushtuar, të aftë në detyrë” dhe mbi të gjitha “kryeprokurorja më e bukur në botë”.

“Të gjithë e dinë që ti je kryeprokurorja më e bukur”, tha ai.

Deklaratat e presidentit morën kritikën e medias amerikane të cilat thanë se komentet e tij janë “seksiste” edhe pse vetë presidenti është ndër mbështetësit e flaktë të të drejtave të grave në SHBA.

Në deklaratën e shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se presidenti i kërkon ndjesë kryeprokurores Harris, një mikeshë e kahershme e Obamas, dhe se kreu është i plotësisht i vetëdijshëm se femrat nuk duhen gjykuar nga pamja e tyre e jashtme.

Zhurma në media përcau amerikanët. Shumë dolën në mbrojtje të presidentit duke deklaruar se komentet e tij jo domosdoshmërisht kanë përmbajtje “seksiste” dhe se ai s’kishte pse të kërkonte ndjesë.

Top Channel