Argjentinë, Veron me mision “kërkim-shpëtimi”

06/04/2013 01:30

Ishte një “luftëtar” në fushat e blerta, por i tillë mbetet edhe jashtë tyre.

Argjentinasi Juan Sebastian Veron, një futbollist shumë i njohur për sportdashësit shqiptarë, si ish-lojtar i Interit e Lacios, nuk ka qëndruar me duar në xhepa, përpara tragjedisë që ka goditur La Plata-n, kryeqytetin e provincës së Buenos Aires-it, si dhe vendlindjen e tij, duke shkaktuar 50 viktima dhe dëme të mëdha.

Drejtuesi aktual i Estudiantes, ekip i kampionatit argjentinas, ka vënë në dispozicion gomonen e tij, duke zbritur edhe vet në kërkim të disa familjarëve dhe disa të zhdukurve të tjerë.

“Ndihem shumë keq, sepse është diçka që na bën të vuajmë, drejtpërdrejt apo indirekt, – është shprehur Veron. – Kam shkuar me kushuririn tim në shtëpinë e tij, ishte përmbytur dhe nuk mund të dilje prej saj. Kështu shkuam me një gomone dhe arritëm të shpëtonim 4 vajza dhe 2 djem. Ajo që mbizotëron gjerësisht në këtë moment është trishtimi, pafuqia dhe mërzitja”.

Top Channel