Zagrebi është qyteti më i shtrenjtë në tërë Evropën. Kështu rezulton në qoftë se llogariten fitimet e njerëzve dhe kostoja e shërbimeve në këtë vend.

Sipas sondazhit të fundit të një kompanie me bazë në Londër, Zagrebi dhe Parisi janë qytetet më të shtrenjta në Europë.

Sondazhi tregon se shtrenjtimet fillojnë duke nisur nga transporti publik, i cili kap shuma rekord të shtrenjtimit në krahasim me qytetet e tjera evropiane, duke qenë e përafërt me çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe mbeturinave.

Në këtë raport thuhet se si është e mundur që vendasit të fitojnë 3-4 herë më pak se sa e kanë koston e jetesës dhe habiten se si shpenzimet e buxhetit familjar shkojnë vazhdimisht më lartë.

Hulumtimet tregojnë se gati 200 euro kushton vetëm qeraja për një apartament të vogël, por vetëm kur llogaritet edhe kostoja e energjisë elektrike, gazit dhe mbeturinave, atëherë ajo shkon më lartë.

Me të gjitha shpenzimet e shërbimeve të tjera, kuota tejkalon 500 eurot, ndërsa ata që kanë një kredi dhe detyrime shtesë u takon të paguajnë më shumë se 1.000 euro.

Kështu që vendasit jetojnë ose kanë shpenzime gjysmë herë më të larta se sa i kanë të ardhurat mujore. Pas Zagrebit, vijnë Parisi dhe Londra.

Top Channel