VIDEO/ Kundërshtarët e Vuçiçit “mësyjnë” në televizionin pro tij, çfarë ndodhi në “Informer” Në rast se Kosova dhe Serbia dështojnë të arrijnë marrëveshje për veriun, asnjëra palë nuk do të jetë fituese. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, duke e parë marrëveshjen si shumë të rëndësishme për arritjen e paqes në rajon.
Në mbledhjen e qeverisë shefi i ezkekutivit kosovar paralajmëroi sërish nxjerrjen e një vendimi të vështirë nga ky proçes, pa sqaruar se për çfarë vendimi konkretisht bëhet fjalë.
Ky vendim sipas Thaçit, do të jetë për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Njëkohësisht, ai shtoi se krijimi i asociacionit të komunave serbe do të jetë në harmoni me ligjet, Kushtetuten e Kosovës dhe standardet europiane.
“Vendimet që do të merren ditët e ardhshme nuk do të jenë të lehta për asnjë lider dhe asnjë institucion. Por, dua të shpresoj se do të lëvizim drejt një vendimmarrjeje që i hap perspektivë qytetarëve tanë, pa dallim etnik. Një vendimi që do të ndryshojë jetën e njerëzve për mirë”, deklaroi Thaçi.
Këto komente kryeministri i bëri disa ditë para se palët t’i dërgojnë Brukselit zgjidhjet për të cilat nuk ranë dakord në raundin e tetë të bisedimeve më dy prill.
Ajo çfarë po e mban peng marrëveshjen janë kompetencat në gjyqësor e polici për asociacionin serb në të cilat po kembengul Beogradi zyrtar.
“Sistemi i drejtësisë do të jetë unik. Kosova do të ketë një sistem policor dhe një zinxhir komandues, si dhe do të ndodhë shpërbërja e plotë e të gjitha strukturave ilegale të Serbisë”, nënvizoi Thaçi.
Arritja e marrëveshjes me Beogradin pritet t’i hapë rrugë mbajtjes së zgjedhjeve në komunat verirore, zgjedhjen e kryetarëve legjitimë, të cilët pastaj do të gëzojnë të drejtën e krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Top Channel