SHBA, Obama: Ulim pensionet

05/04/2013 16:10

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është i gatshëm të ofrojë uljen e pensioneve të amerikanëve, në mënyrë që të gjejë gjuhën e përbashkët me republikanët mbi buxhetin.

Buxheti ka mbetur pezull prej disa muajsh, për shkak të qëndrimeve të ndryshme mbi masën dhe thellësinë e shkurtimeve, të imponuara nga borxhi i lartë i jashtëm.

Në një mënyrë për të bindur republikanët që të votojnë buxhetin, një burim pranë presidentit tha të premten për “CNN” se Obama po mendon të ofrojë 1,8 trilion dollarë shkurtime në fondin e pensioneve në 10 vitet e ardhshme ose përafërsisht 180 miliardë dollarë shkurtime në vit.

Megjithatë, sipas ekspertëve politikë, një lëvizje e tillë, më shumë se nga kundështia e republikanëve, mund të rezultojë e vështirë për t’u realizuar për shkak të mosmiratimit nga vetë radhët e demokratëve.

Rritja e taksave, si mënyrë për të grumbulluar më shumë para në buxhetin e shtetit, është refuzuar më parë nga republikanët, që kontrollojnë shumicën në Kongres, dhomën e ulët të Parlamentit Amerikan.

Top Channel