Indi, shembet ndërtesa, 29 viktima

05/04/2013 00:00

Eshte rritur numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Indinë perëndimore, në 29, ka bërë të ditur Manoj Gohad, një zyrtar i lartë lokal.

Të paktën 9 persona u raportuan fillimisht se ishin vrarë mbrëmjen e së enjtes dhe më shumë se 40
të tjerë ishin plagosur, kur një ndërtesë është shembur në Indi, bënë të
ditura burime të CNN.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende duke u përpjekur të nxjerrin trupat e viktimave, teksa tragjedia ka ndodhur në Thane, të shtetit të Maharashtra-s, në veri-lindje të Mumbai-t.

Ndërtesa 7-katëshe ishte në ndërtim e sipër dhe banuar ilegalisht në 4 katet e para, ka thënë zëvendës-grumbulluesi i distriktit periferik të Mumbai-t.

Top Channel