Guantanamo, OKB kritika SHBA

05/04/2013 19:35

Organizata e Kombeve të Bashkuara u kërkon Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbylljen e burgut të Guantanamos.

Sekretarja e lartë për të Drejtat e Njeriut, Navy Pillay e argumenton kërkesën duke thënë se, të burgosësh persona me periudhë të pacaktuar do të thotë të shkelësh qartazi të drejtën ndërkombëtare.

Duhet të jemi të qartë, thotë Pillay, SHBA-të po shkelin jo vetëm impenjimet e marra, por edhe ligjet dhe normat ndërkombëtare, të cilat duhet t’i respektojnë.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se ajo është shprehur thellësisht e zhgënjyer, pasi Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të mbyllin burgun e Guantanamos në Kubë, pavarësisht impenjimit të përsëritur të administratës Obama për ta bërë këtë.

Të burgosurit e Guantanamos aktualisht janë në grevë urie. Sekretarja e lartë e OKB-së, edhe pse nuk është për të tilla protesta të rrezikshme për jetën, ka komentuar situatën duke thënë se nuk është për t’u habitur nga masa të tilla të dëshpëruara që marrin këta njerëz, si pasojë e ankthit dhe pasigurisë së shkaktuar nga burgimi me afat të pacaktuar.

Për Pillay, situata në qendrën e Guantanamos dobëson rëndë pozicionin e Shteteve të Bashkuara si mbrojtëse e të drejtave njerëzore, sidomos kur bëhet fjalë për t’u përballur me shkelje të të drejtave njerëzore gjetkë.

Top Channel