Banka Botërore ndihmon sipërmarrjet e të rinjve biznesnmenë në Kosovë. Nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, ndihma iu dha dhjetëra të rinjve në formë grantesh në një ceremoni të zhvilluar në Prishtinë.

Sipas prganizates joqeveritare KS Kosova, si zbatuese e këtij projekti, i është kushtuar rëndësi e veçante inkurajimit të femrave, minoriteteve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Të rinjtë që përfitojnë nga këto grante me vlerë  625 mijë dollarë do t’i përdorin paratë për biznese dhe projekte mode, edukimi shendetësor, arkitekturë, muzikë e kultivim frutash apo dekorime ëmbëlsirash.

Përfitues të këtyre granteve janë rreth 200 të rinj nga Kosova, të cilët do ta hapin rishtazi biznesin e tyre ose e zhvillojnë atë prej jo më shumë se dy vitesh.

Bizneset e vogla vijnë të ideuara nga vetë të rinjtë përfitues, ndërsa grantet jepen në kuadër të projektit për Zhvillimin e Rinisë së Kosovës.

Top Channel