Rritet rroga e mbretëreshës Elizabetë

04/04/2013 02:40

Mes shkurtimesh e taksash, pasojë e reformës së thellë të ndihmave
sociale, që po bëhet në Angli, në mënyrë paradoksale është gjetur
mundësia për një rritje rroge marramendëse.

Bëhet fjalë për atë të mbretëreshës Elizabetë.

Nga viti i ardhshëm, të ardhurat e saj do të shtohen me ekuivalentin e 7 milionë eurove, duke i çuar kështu ato nga 31 milionë, në 36 milionë stërlina.

Top Channel