“Dëmi më i madh që mund të bëjë Rama është nëse ikën nga protesta neomarksiste”, ish zëdhënësja e PD shpërndan postimin e Edmond Spahos: Është demokrat pa hile Kryesocialisti Rama e vuri theksin te fakti se, shtresat në nevojë nuk duhen parë siç është bërë deri më sot, si burim votash, por si një klasë që duhet mbështetur dhe ndihmuar përtej interesave elektorale.
“Skema e ndihmës ekonomike do të përmbyset plotësisht dhe do të kthehet në një skemë e riintegrimit shoqëror, që do të thotë se ne nuk i konsiderojmë njerëzit e varfër, sepse janë të papunë, si njerëz të humbur në betejën e tregut, siç i konsiderojnë ata që vijnë nga e djathta. Për ta, çdo i varfër është një person i dobët, që e ka fajin vet që ka mbetur i varfër. Për ne, aty ku ka një të varfër, ka një problem për t’u zgjidhur dhe ku mund të jetë një individ, i aftë të bëjë shumëçka, por që rrugët e jetës, për 1001 arsye, i janë mbyllur”, deklaroi Rama.
Gjatë prezantimit të programit mbi shërbimet publike, në Durrës, zoti Rama theksoi gjithashtu edhe diferencat mes programit socialist dhe atij të qeverisë. Sipas tij, ka një program për shqiptarët, siç është ai i PS-së, dhe një për xhepat e pushtetarëve, siç është ai i kryeministrit Berisha.
“Kjo vlerë themelore është dallimi në dallimin se, për ta, çdo gjë është mall. Për ta, drejtësia është mall. Mund të kesh të drejtë, por po nuk pate lek nuk e blen dot dhe nuk ke më të drejtë. Për ta, shëndeti është mall. Mund të jesh i sëmurë, por po nuk pate lek nuk e blen dot dhe nuk kujdeset kush për shëndetin tënd. Për ta, arsimi është mall. Sigurisht, fëmija duhet të shkojë në shkollë, por po nuk pate lek nuk e çon dot fëmijën në shkollë dhe kështu me radhë çdo shërbim. Edhe siguria rrugore është mall për ta. Mund të jesh në rregull, të ndalon polici, por po nuk pate lek nuk ia del dot. Ndërkohë që duhet të japësh lek, për të vazhduar rrugën. Ne besojmë se shërbimet janë një e mirë publike, që duhet të ofrohet jo sipas xhepit, por sipas nevojës”, shtoi më tej Rama.
Top Channel