Obama solidarizohet, shkurton pagën

04/04/2013 00:00

Një shkurtim me 5% të pagës së tij prej 400 mijë dollarësh në shenjë
solidariteti me punonjësit federalë që preken nga tkurrja e shpenzimeve.

Lëvizja e Barak Obamës, e paralajmëruar nga Associated Press e burimet e saj ne Shtepine e Bardhe ishte pergjigjja ndaj shkurtimit te 85 miliarde dollareve, pasoje e mosarritjes se nje marreveshjeje mes republikaneve dhe demokrateve ne Kongres.

Shkurtimet do te godasin programet federale, e per rrjedhoje, edhe qindra mijera nepunes publike.Javet e fundit, administrata ka marre raporte te vazhdueshme per ndikimin qe ulja e shpenzimeve do te kete edhe mbi ate vete. Presidenti tani duket se ka vendosur t’i ktheje thesarit 20 mije dollare, duke ndjekur kshtu shembullin e sekretarit te mbrojtjes, Chuck Hagel, që hoqi dore nga rroga e dy javeve per te mos qene me poshte 750 te punesuarve civile te ketij departamenti te cilet, muajt ne vijim, do te qendrojne ne shtepi nje dite ne jave per 14 jave rresht. Ne Shtetet e Bashkuara, paga e presidentit caktohet nga Kongresi dhe nuk mund te shkurtohet, ndaj Obames do t’i duhet t’i kthehe parate vullnetarisht. Ai duhet se ka zgjedhur shifren 5 %  per shkak se eshte e barabarte me nivelin e shkurtimit te shpenzimeve qeveritare.

Top Channel