Lajm shokues nga Holanda

04/04/2013 02:25

Lajme shokuese nga Holanda. Gjykata e Apelit ka anuluar dekretin për mbylljen e aktivitetit të një fondacioni, që promovon pedofilinë.

Sipas TGCOM, në 2012-n, Gjykata Civile e Assen, një qytet në verilindje të Hollandës, kishte kërkuar shkrirjen e grupit “Stitching Martijn”, duke rrëfyer se propozimet e saj, për raportet seksuale mes të miturve dhe të rriturve, ishin kundër normave dhe vlerave të shoqërisë holandeze.

Ndërsa gjykatësit mendojnë se tekstet dhe fotot, e paraqitura në sitin e fondacionit, nuk bien në kundërshtim me ligjin dhe fakti se, disa prej anëtarëve kanë qenë të akuzuar për vepra të jashtëligjshme seksuale, nuk lidhej me punën e fondacionit.

Ata janë shprehur se shoqëria holandeze është e aftë për t’u rezistuar devijimeve nga rruga e drejtë. Prokuroria, ndërkohë po vlerëson kalimin e çështjes në shkallën e tretë.

Top Channel