Indi, i sëmurë mendor vret 9 me sopatë

04/04/2013 20:40

Një indian vrau me sopatë katër gra dhe pesë vajza të fshatit të tij, në një sulm tërbimi me motive ende të paqarta, lajmëruan të enjten mediat e vendit aziatik.

Sipas të dhënave paraprake, personi i quajtur Panduram vuante prej kohësh nga probleme mendore.

Të gjithë viktimat ishin gra, pasi burrat e fshatit ndodheshin të gjithë në punë në orën kur ndodhi sulmi.

35-vjeçari u arrestua pak orë pas ngjarjes nga policia, e cila sekuestroi si provë materiale edhe sopatën e përgjakur.

Burimet policore lajmëruan se për çdo viktimë, shteti ka vendosur të paguajë një kompensim prej 25 mijë rupish, të barazvlefshëm me 450 dollarë amerikanë.

Top Channel