Bilanci i konfliktit/ Irani ka goditur 20 baza ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, dëmet janë më të mëdha se sa pranohet zyrtarisht
Lëshimi i raketave nga Gaza drejt Izraelit ka vazhduar edhe gjatë të mërkurës, sipas autoriteteve izraelite.
Një grup i lidhur me al-Qaeda-n ka marrë përgjegjësinë për lëshimet e ndodhura një ditë më parë.
Lëshimet e vazhdueshme të tyre kanë lodhur shtetin hebre, i cili të martën ndërmorri sulmin e parë ajror në territorin palestinez, që prej armëpushimit, i cili i dha fund sulmeve të dyanshme 8-ditore gjatë muajit nëntor.
Dy shpërthime jashtë një qyteti izraelit pranë Gaza-s, detyruan ekspertët e policisë për kërkimet e eksplozivëve, të kërkojnë për raketa të reja gjatë së mërkurës, tha zëdhënësi Micky Rosenfeld.
“Kemi gjetur një raketë, që ka rënë në hyrje të Sderot-it, pa shkaktuar të lënduar, as dëmtime. Fatmirësisht, ajo kishte rënë në një zonë të hapur”.
Inxhinierët e eksplozivëve janë ende në kërkim të raketës së dytë, tha ai. “Është vala e dytë e raketave të lëshuara brenda 24 orëve të fundit. Fillimisht u lëshuan dje, që ranë në rajonin Eshkol”.
Forcat izraelite të Mbrojtjes thanë se aeroplanët luftarakë goditën me ekzaktësi dy objektiva të terroristëve në Gaza, gjatë së martës, por zyrtarë të sigurisë palestineze thanë se goditjet ishin në toka të boshatisura, duke mos shkaktuar viktima.
Shumica e raketave të lëshuara nga Gaza kanë mangësi në precizion, duke rënë nëpër zona të hapura e të pabanuara në Izrael.
Ministri i Mbrojtjes, Moshe Ya’alon sulmoi Hamas-in, duke fajësuar partinë islamike që qeveris Gaza-n, për lëshimin e raketave, si dhe duke justifikuar kështu veprimet ushtarake izraelite.
“Nuk do të lejojmë ndonjë prej raketave të tyre të bien mbi civilët tanë, apo me forcat tona mbrojtëse”, tha ai.
Top Channel