Ekonomia gjermane në vendnumëro

04/04/2013 15:30

Ekonomia gjermane ngadalësoi pranë stanjacionit muajin e shkuar, ndërsa Franca regjistroi rënien më të madhe në katër vjet, sipas të dhënave të një studimi të pavarur ekonomik.

Kompania vlerësuese “Markit”, duke përllogaritur fuqinë blerëse në sektorin industrial dhe atë të shërbimeve, uli indeksin e Gjermanisë në 50,6, nga 53,3 të muajit shkurt.

Indeksi 50 tregon stanjacion, ai më i lartë rritje dhe më poshtë se ky indeks rënie.

Shërbimet dhe industira franceze u regjistruan me 41,9 pikë, niveli më i ulët që prej marsit 2009.

Ndikuar nga goditja e dy ekonomive kryesore të Eurozonës, i gjithë blloku i 17 vendeve që përdorin ekonominë e përbashkët u kontraktua në nivelin 46,5, nga 47,9 në muajin shkurt.

”Recesioni i Eurozonës u thellua edhe një herë më shumë, ndërsa raportet e bizneseve pranojnë shqetësimin e tyre në rritje rreth krizës së borxheve dhe paqëndrueshmërisë politike në disa prej vendeve anëtare”, deklaroi Chris Williamson, kryeekonomist i “Markit”.

Top Channel