“Dëmi më i madh që mund të bëjë Rama është nëse ikën nga protesta neomarksiste”, ish zëdhënësja e PD shpërndan postimin e Edmond Spahos: Është demokrat pa hile
U zhvillua në presidencë ceremonia e betimit të ministrave të rinj të kabinetit qeveritar të cilët do të plotësojnë postet e lëna bosh nga vendimi i LSI-së për të lënë qeverinë e për t’iu bashkuar koalicionit opozitar në zgjedhjet e 23 qershorit.
Florion Mima, Halim Kosova dhe Visar Zhiti u betuan për herë të parë para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani duke marrë zyrtarisht detyrat përkatësisht në postin e Ministrisë së Ekonomisë, Shëndetësisë dhe asaj të Kulturës, ndërsa Myqerem Tafaj, Ministër i Arsimit, u betua si zv.kryeministër, vend që deri pasditen e së mërkurës mbahej nga Edmond Haxhinasto.
Aldo Bumçi la postin e Ministrit të Kulturës për të marrë atë të Ministrit të Jashtëm, i lënë bosh nga largimi i Edmond Panaritit, ndërsa Halim Kosova vihet në krye të Shëndetësisë pas largimit të Vangjel Tavos.
Ministrat e rinj u votuan me 72 vota pro në seancën e paraditës në Kuvend, ku votave të mazhorancës iu bashkuan edhe dy deputetët e larguar së fundmi nga Partia Socialiste, vota e deputetit të Qarkut të Lezhës, Gjovalin Kadeli dhe ajo e deputetit të Qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani.
LSI abstenoi në votim, ndërsa Vangjel Dule i PBDNJ-së votoi kundër dekreteve të Presidentit të Republikës.
Top Channel