Bilanci i konfliktit/ Irani ka goditur 20 baza ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, dëmet janë më të mëdha se sa pranohet zyrtarisht ‘Amnesty International’ reagoi shumë shpejt pas vendimit të një gjykate
në Arabinë Saudite për të paralizuar përmes ndërhyrjes kirurgjikale një
burrë që ishte shkaktari i paralizes së një personi tjetër.
Grupi per mbrojtjen e te drejtave te njeriut e cilesoi “mizor” vendimin ne fjale, duke e kategorizuar si “torture” e thote se ne asnje menyre nuk duhet ekzekutuar. Por Gjykata e justifikon levizjen e saj me logjiken e thjeshte: “ç’ti besh tjetrit, do te te behet ty”.
Çeshtja ka dale ne drite kete fundjave. Nje gazete saudite, e botuar ne anglisht shkruan se Ali Al-Khawahir ishte 14 vjeç kur qelloi me thike dhe e la te paralizuar shokun e tij te ngushte 10 vjet me pare.
Al-Khaëahir ka qene ne burg qe atehere. Por gjykata tani vendosi qe ai te paralizohet, nese nuk paguan dot 1 milione riale saudite apo 266.000 dollare si kompensim per viktimen.
Te paralizosh nje njeri per ndeshkimin e nje krime mund te kategorizohet si torture, thote Ann Harrison e ‘Amnesty International’. Organizata kujton se ka pasur edhe raste te tjera denimesh ekstreme kur njerezve u jane nxjerre syte, shkulur dhembet e ne rast se kane vrare dike, kane paguar ne te njejten menyre: me vdekje. pavaresisht perpjekjeve per te marre nje reagim prej saj, ministria saudite e drejtesise nuk ka bere deri tani asnje koment mbi kete çeshtje.
Top Channel