Ettore Sequi kreu delegacionit të BE-së në Tiranë, zhvilloi një takim me
kryesocialistin Edi Rama në selinë e Partisë Socialiste.

Zoti Sequi tha se ky ishte një takim në vazhdën e kontakteve që ai ka me politikanët shqiptarë duke mos specifikuar se për cfarë cështjesh u bisedua. Sequi nuk dha asnjë koment nëse me Edi Ramën është biseduar edhe për tre ligjet e pavotuara të integrimit.

I pyetur nga Top-Channel si i shikonte ai zhvillimet e fndit politike në vend, Sequi u përgjigj vetëm me një fjalë. Drithëruese. Pavarsisht kësaj përgjigje të shkurtër, Sequi është i pari zë nga ndërkombëtarë që komenton bashkimin e forcave mes PS-së dhe LSI-së.

Top Channel