Rama: Të gjithë përballë Berishës

03/04/2013 00:00

Kreu i opozitës Edi Rama zhvilloi një takim në qytetin e Lezhës nga ku
një grup përfaqësuesish të djathtë dhe ish të përndjekurish politikë
kanë shprehur zhgënjimin nga politika 22-vjeçare e në veçanti ajo e
Partisë Demokratike.

Edi Rama është shprehur se vendi ndodhet në nje situatë shumë të vështirë ndaj sipas tij duhet të marrin fund ndarjet e mëtejshme majtas apo djathtas. Rama u kërkoi të gjithë atyre që duan ndryshimin të vendosen përballë Sali Berishës, për ta larguar me votë.

“Pa drita si i majti, si i djathti; pa ujë si i majti, si i djathti; pa buke si i majti, si i djathti, sherr me njëri-tjetrin. Edhe Saliu në Tiranë vazhdon të pasurohet dhe të bëjë qejf. Nuk ka vend sot për majtas dhe djathtas e për në mes e anash. Sot ka vetëm një vend për çdo shqiptar që dëshiron të shohë ndryshimin, ballë për ballë me Saliun dhe me këtë parti familjare që duhet të largohet në 23 qershor në mënyrë që të rilindë edhe Partia Demokratike”, tha Rama.

Top Channel