
Opozita akuzoi Qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet lidhur me uljen e
varfërisë. Sipas deputetes Eglantina Gjermeni, Berisha premtoi uljen e
varfërisë ndërkohë sot varfëria reale është rreth 40 për qind ne shkalle
vendi ndersa në zona kodrinore e malore mbi 50 për qind.
“Qeveria premtoi rritjen e ndihmës ekonomike me të paktën 2 dollarë në ditë që është dhe kufiri i varfërisë. Sot familjet e varfra përfitojnë mesatarisht vetëm 35 cent USD në ditë për çdo individ. E kuptoni vetë se 41 mijë lekë të vjetra në muaj nuk mjaftojnë që një familje shqiptare të sigurojë as jetesën biologjike.Për dinjitetin e familjen e varfëra ne do të zëvendësojmë kafshatën e ndihmës ekonomike me mundësi reale për punësim. Nën qeverisjen socialiste do të krijojmë 300 mijë vende të reja pune”, tha Gjermeni.
Top Channel