Koreja e Veriut mbyll kalimin për në kompleks

03/04/2013 00:00

Një ditë pas deklaratave të forta të presidentes koreano-jugore se Seuli
nuk do të hezitoje t’i përgjigjet çdo provokimi, Koreja e Veriut hedh
një tjeter hap që e përshkallëzon akoma më shumë situaten. Peniani i
ndaloi hyrjen punëtoreve koreano-jugore në kompleksin Kaesong, një zonë e
përbashkët industriale.

Kaesongu, nje burim i rendesishem fitimi per veriun komunist, konsiderohet nje barometer i marredhenieve mes dy Koreve. Ne parkun industrial me mbi 100 uzina, punojne 50.000 koreano-veriore e disa qindra menaxhere nga Koreja e Jugut. Leja per keta te fundit eshte ditore, megjithate nuk i mohohet fjetja ne kompleks. Por me vendimin e tij te fundit, Peniani ka lene jashte dyerve te Kaesongut me shume se 850 koreano-jugore. Seuli reagoi permes zedhenesit te Ministrise se Bashkimit.

“Qeveria koreano-jugore ndjen keqardhje te thelle per situaten e krijuar. Mbyllja e zones industriale te Kaesongut nuk eshte aspak normale, dhe ne kerkojme qe ky urdher te shfuqizohet menjehere”, tha Kim Hyung-seok, zedhenes i Ministrise se Bashkimit, Kore e Jugut.

“Nuk mund te hyjme me ne veri, prej andej lejohet vetem dalja. Kjo patjeter qe do te ndikoje ne marredheniet mes dy vendeve, por do te rrezikoje edhe biznesin tone ketu”, tha  Lee Eun-Haeng, menaxher i fabrikes se veshjeve ne Kaesong.

Zona Industriale, qe u hap në vitin 2004, ka përjetuar herë pas here probleme në hyrje-dalje. Por ky rast duket të jetë kërcënimi më serioz deri tani në këtë qendër, e cila ofron çdo vit rreth 2 miliardë dollarë në tregti për veriun e varfëruar. Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry deklaroi nderkohe te marten se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë veten dhe aleatin e tyre, Korenë e Jugut, kundër kërcënimeve ushtarake nga vendi komunist dhe  dhe shtoi se Uashingtoni nuk do t’a pranojë Korenë e Veriut si shtet bërthamor.

Top Channel