Bilanci i konfliktit/ Irani ka goditur 20 baza ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, dëmet janë më të mëdha se sa pranohet zyrtarisht Autoritetet italianë kanë sekuestruar një shumë rekord prej 1.3 miliard eurosh të siguruara nga aktivitete të paligjshme të grupeve të mafias.
Mediat italiane shkruajnë se shuma i përkiste Vito Nicastri, i njohur ndryshe si mbreti i energjisë eolike. Ai dyshohet për lidhje mafioze me krerët e Cosa Nostra-s. Nicastri është urdhëruar nga gjykatat italiane që të mos largohet nga banesa e tij në komunën e Alcamos, në afërsi të Palermos.
Ky është sekuestrimi më i madh që është ndërmarrë ndonjëherë ndaj mafias dhe përbën padyshim një ndër goditjet më të mëdha që i bëhen krimit të organizuar dhe aktiviteteve të paligjshme në Itali.
Shuma prej 1.3 miliard eurosh përbën llogari bankare, kapitalet e mbi 40 kompanive të lidhura me prodhimin e energjie alternative, 98 prona përfshirë këtu vila dhe pallate si dhe shumë automjete, motorrë e varka.
Dyshimet ndaj Nicastri-t lindën pas ngritjes së shpejtë të tij, nga një elektricist i thjeshtë në një prej biznesmenëve më të fuqishëm në sektorin e energjisë në Itali. Aktivitetet e tij shtriheshin në të gjithë Italinë, që nga Lombardia në veri, Lacio në qendër e Sicili në jug.
Top Channel