Egjipt-FMN, negocime për huanë madhore

03/04/2013 16:10

Zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbërritën ditën e mërkurë në Kajro, për të mbajtur bisedime me qeverinë egjiptiane, mbi një kredi të majme që do të përdoret për rimëkëmbjen e vendit.

Pas dy vitesh të trazuar politikë dhe pas revolucionit të shkurtit 2011, i cili solli shkatërrime të mëdha në vend, ekonomia egjiptiane përballet me vështirësi të mëdha, midis të cilave rënie e ndjeshme e investimeve dhe inflacion.

Shteti shtëpi e 84 milionë banorëve ka nevojë urgjente për 4,8 miliardë dollarët e propozuara, për të rritur rezervat e huaja në valutë, për të rritur investimet dhe për të vendosur nën kontroll inflacionin e lartë.

Megjithatë, në mënyrë që të marrë paketën e ndihmës, qeveria e presidentit Mohammed Mursi duhet të bindë në seriozitetin e disa reformave të paralajmëruara ekonomike.

Sipas “BBC”, e cila citoi disa ekspertë të ekonomisë ndërkombëtare, në mënyrë që Egjiptit t’i akordohet ndihma, duhet të pranojë një seri reformash, midis të cilave rritje e taksave dhe heqja e subvencioneve për karburantin e bukën, me qëllim reduktimin e defiçitit të lartë buxhetor.

Top Channel