Traktati historik i OKB-së

02/04/2013 23:20

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka aprovuar traktatin e parë ndërkombëtar mbi kontrollin e tregtisë së armëve konvencionale.

154 vota pro, 3 kundër (nga Korea e Veriut, Siria e Irani) dhe 23 abstenime, mes të cilave Rusia dhe Kina, të cilat janë ndër shtetet më të mëdha eksportuese të armëve. Pas votimit, në sallë pati një duartrokitje të gjatë, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Traktati ndalon shtetet, që të tregtojnë armatime konvencionale, në kundërshtim me embargon e armëve, apo armatime, që mund të përdoren për akte genocidi, krime kundra njerëzimit, krime lufte ose terrorizëm.

Gjithashtu, u kërkon shteteve të parandalojnë mbërritjen e tyre në tregun e zi, por nuk parashikon kontrolle mbi përdorimin e tyre brenda secilit vend.

Ndër nismëtarët e këtij traktati janë Britania e Madhe, Franca dhe SHBA. Këto të fundit, falë nismës së ndërmarrë nga presidenti Obama mbi kontrollin e armëve.

Ky traktat konsiderohet si historik, pasi deri më sot nuk kishte asnjë rregullator të tregtisë së armëve në botë. Tregti kjo, që ka një xhiro rreth 70 miliardë dollarë në vit. Aktivistë dhe disa qeveri në botë kishin rreth 10 vjet, që zhvillonin një fushatë për të stabilizuar rregulla ndërkombëtare për tregtinë e armëve.

Top Channel