Topi: Destabiliteti i dëmshëm për biznesin

02/04/2013 00:00

Kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, duke folur në një tryezë të
zhvilluar për çështjen e ekonomisë deklaroi se destabiliteti politik
është i dëmshëm për biznesin dhe investitorët.

Gjatë fjalës së tij, Topi premtoi se në parlamentin e nesërm, por me shumë probabilitet edhe në qeverisje, FRD nuk do t’i kushtëzojë koalicionet thjesht me mundësine e marrjes së një vendi në ekzekutiv, por do të jetë një forcë shumë parimore me qëllim nxjerrjen e vendit nga gjendja ku ndodhet sot.

Topi theksoi se FRD është një parti që ka synim mbarëvajtjen e shtetit dhe sigurinë e jetës së qytetarëve.

Top Channel