SHBA, falimenton qyteti kalifornian

02/04/2013 16:00

Qyteti kalifornian i Stoktonit shpalli ditën e martë falimentimin, duke u shndërruar në qytetin më të populluar në historinë e SHBA-ve, që kërkon mbrojtjen e ligjit të falimentimit.

Një gjykatës federal vendosi të pranonte kërkesën për shpalljen e falimentit, pasi argumentoi se pa këtë masë, 290 mijë banorët e Stoktonit mund të mbeteshin pa shërbimet bazë të qytetit, midis të cilave edhe ai i zjarrëfikëseve, policisë apo pastrimit.

Qyteti i ndodhur 150 kilometra në lindje të San Françiskos u godit veçanërisht rëndë nga kriza e tregut të pasurive të patundshme, në vitin 2008-09.

Përpara shpalljes së falimentimit, Bashkia e Stoktonit kishte reduktuar në minimum buxhetin e saj, me 70% më pak se vitet e parakrizës, ndërsa kishte rritur taksat për të paguar kreditorët e shumtë.

Borxhi total i qytetit me 290 mijë banorë arrin në disa miliardë dollarë, midis të cilave, 900 milionë i janë marrë borxh skemës së pensioneve të qytetit.

Top Channel