Qipro, dorëhiqet ministri i Financave

02/04/2013 15:45

Ministri qipriot i Financave, Michael Sarris, paraqiti të martën dorëheqjen e parevokueshme, pasi përfundoi me sukses bisedimet për paketën e ndihmës financiare, akorduar nga Bashkimi Europian dhe FMN.

Sipas spekulimeve në mediat vendase, Sarris do të zëvendësohet në pozicionin e tij nga ministri i Punës, Haris Georgiades.

Marrëveshja për huanë prej 10 miliardë eurosh parashikon humbje të mëdha për bankat dhe depozituesit qipriotë, duke ngjallur pakënaqësi të mëdha popullore.

Në bazë të marrëveshjes, depozitat mbi 100 mijë euro nuk do të shlyhen tërësisht, duke rrezikuar që të paguhet vetëm 60% e vlerës së tyre.

Ndërkohë, Presidenti i Qipros, Nicos Anastasieades, urdhëroi nisjen e një hetimi, për të gjetur fajtorët dhe arsyet që çuan në falimentim financat e ishullit me 1,2 milionë banorë, pjesë e 27 vendeve të Bashkimit Europian.

Top Channel