Të bashkohemi në emër të interesave të vendit, për të mundur Sali
Berishën i cili gjithmonë ka qënë pakicë. Kështu mund të fitojmë.

Kjo ishte  ftesa e Edi Ramës dërguar zyrtarisht nga mbledhja e
grupit parlamentar socialist LSI-së së Ilir Metës për të ndërtuar së
bashku një koalicion.

“E ftoj sot, drejtpërdrejt dhe publikisht LSI-në që tanimë që largimi nga Qeveria është pranuar si fakt i kryer prej vetë kundërshtarit tonë politik të vijë në koalicionin tonë parazgjedhor me Partine Socialiste, si dy forca të së majtës shqiptare dhe të familjes socialiste europiane”, tha Rama.
 
Kreu i PS-së nuk ka harruar të përmend të shkuarën konfliktuale mes të majtëve.

“E shkuara na i ka dhënë të gjitha mësimet e nevojshme për të mos përsëritur gabimet që në këto 8 vjet i kanë kushtuar Shqipërisë, u kanë kushtuar shqiptarëve, i kanë kushtuar të majtës shqiptare si e tërë. Sali Berisha dhe PD s’kanë qenë asnjë ditë shumicë në popull. Por prej 8 vjetësh kanë ushtruar një pushtet të marrë falë ndarjes sonë, apo manipulimeve të lehtësuara nga ndarja jonë. Prandaj do të ishte jo vetëm krejt e panatyrshme, por edhe e pafalshme përpara Shqipërisë dhe historisë që sot, ne, Partia Socialiste e Shqipërisë, të mos bënim gjithçka kemi në dorë për të rihapur rrugën e bashkimit që siguron votën e shqiptarëve në 23 qershor, duke ia kthyer shumicës reale të popullit, të drejtën e qeverisjes së vendit”, shprehet Rama.

Edi Rama i dërgoi edhe një mesazh atyre të cilët janë skeptikë apo kundërshtojnë koalicionin me LSI-në.

“Nuk pres që sot të gjithë të më jepni të drejtë. Pres vetëm që të kuptoni se unë dua të fitoj për të gjithë ju dhe kjo është rruga e fitores që na jep pushtetin jo për vete, po për t’i ndryshuar gjërat. Le të shkojmë përpara, pa asnjë ngurrim, sepse ne jemi Partia Socialiste dhe jemi bërë për të fituar, jo për të ngurruar atëherë kur duhet të udhëheqim. Kjo eshte rruga e nje fitoreje qe do te ndryshoje mire per Shqiperine”, theksoi Rama.

Ftesa për koalicion drejtuar Ilir Metës erdhi pas një mbledhje të 21 antarëve të kryesisë së PS, ku i vetmi zë që ka kundërshtuar këtë zhvillin në të majtën shqiptare ishte deputeti Erjon Braçe. Por Ben Blushi dhe Saimir Tahiri nuk ngurrojnë ta shprehin optimizmin.

“Kam pershtypjen qe shumica e atyre qe besojne ne 2009 kemi humbur edhe per kete arsye, prisnin qe kete arsye ta shmangnin. Ju e dini qe jo cdo gje qe fluturon hahet, por ne do te bejme koalicion vetem me ata qe fluturojne dhe i vetmi qe s’fluturon eshte Sali Berisha”, tha Blushi.

“Une jam pro koalicionit me LSI. Dua t’ua komunikoj te gjithe atyre qe kane sot nje dileme morale. Nese ka nje gje morale sot eshte izolimi i Sali Berishes dhe gjeja me e moralshme eshte rrezimi i Sali Berishes dhe realizimi i e programit tone per nje Rilindje Shqiptare. Kjo ftese qe kemi bere eshte premisa me morale per te realizuar programin tone per nje Rilindje Shqiptare”, tha Tahiri.

Deputeti Dogjani ikën nga PS

Deputeti i Partise Socialiste Asllan Dogjani deklaroi largimin nga kjo parti. Ai tha se u detyrua te largohet, dhe pasi nuk do te jene ne listen e kesaj partie per deputet, deklaroi se do te kandidoje si i pavarur ne zonen e tij ne Kukes.

“Bëra me dije vendimin në grupin parlamentar dhe arsyet se përse unë sot deklaroj të shkëputem ose më detyroi të largohem nga Partia Socialiste, kryetari i PS-se Edi Rama për shkakun që nuk kam marrë në konsideratë vlerat, kriteret, parimet e demokracisë. Në mbledhjen e grupit kundërshtova vendimin për koalicionin me LSI-në. Shoh që një koalicion i tillë do t’i zhgënjejë socialistët shqiptarë. Duke kandiduar si i pavarur unë do të kem mundësi përsëri që të mbroj të drejtat liritë dhe vlerat e demokracisë por edhe të qytetarëve shqiptarë, qytetarëve kuksianë”, tha Dogjani.

Top Channel